Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mamaja e Kobe Bryant kërkon para pas vdekjes së tij, reagon Vanessa: Ajo do të zhvatë familjen time

16:44 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Koby Briant family
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vanessa Bryant, gruaja e ve e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, është përplasur së fundmi publikisht me nënën  e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim. Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.

Vanessa ka reaguar menjëherë në rrjete sociale pas daljes së këtyre lajmeve dhe është shprehur se nëna e saj po përpiqet t’i zhvatë një shumë parash. Përmes një shkrimi në Instagram, Vanessa Bryant shprehet se nëna e saj kërkon më kot shuma financiare nga familja e saj.

“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të zhvatur në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe”, është shprehur Vanessa.

1 45

Ajo ka shtuar se për dy dekada nëna e saj ka jetuar pranë saj dhe Kobe, duke qenë se nuk mund të blinte një shtëpi të re pas divorcit.

“Ajo tani kërkon të më marrë 96 dollarë për orë me pretendimin se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vite për t’u kujdesur për mbesat e saj. Në realitet ajo është kujdesur shumë pak për vajzat e mia kur ishin të vogla”, është shprehur Bryant në postimin e saj në Instagram.

2 25

Kujtojmë se Kobe Bryant ndërroi jetë në fillim të këtij viti bashkë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik me helikopter.

Kobe Bryant Vanessa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.