Moderatori i “Ëake up”, Isli Islami ka festuar sot ditëlindjen e tij të 33-të dhe kolegia e tij Ori Nebijaj ka vendosur ta surprizojë live në emision.
Ori e ka uruar Islin, duke i bërë edhe një përshkrim të shkurtër të jetës së tij ku e thumbonte për faktin që ishte beqar.
“Familja plasi ta shohë dhëndër por ai i qëndron larg këtij impenjimi. Po flas për kolegun e tim Isli Islami,”-tha Ori.
Më pas moderatori është surprizuar nga një videomesazh i ardhur nga mamja e tij, që e ka përlotur “live”.
“Edhe 100 zemrër të uroj gjithë të mirat e botës.Më ka marrë malli shumë, Zoti të bëkoftë bir,”-tha e ëma. Ndërsa Isli i përlotur tha se ishte betuar se nuk do të qante kurrë “live” në televizion.
“Isha betuar se nuk do të qaja në televizor,”-tha Isli ndërsa Ori e ka ngushëlluar vetëm me një frazë: Të duam fort.
Prej kohësh përflitet se dy kolegët kanë diçka me njëri-tjetrin, por deri më tani asnjë prej tyre nuk i ka mohuar zërat për një romancë të mundshme.