Rike Roçi, një prej banoreve të “Big Brother Albania VIP 3”, ka rrëfyer një pjesë të fëmijërisë së saj dhe emigrimin bashkë me familjen drejtë Italisë. Gjatë një bisede me aktorin Julian Deda, ajo tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit dhe se kanë provuar të ikin tre herë drejt Italisë dhe se në atëkohë ka kaluar trauma të mëdha.
“Atëherë u mbyteshin me gomone, ne te gomonia që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam trauma. Kam pas një fëmijëri o zot”, tha ajo. Rike tregoi se pasi ka mbërritur në Itali bashkë më familjen, por babain ia kanë kthyer sërish në Shqipëri, ndërsa shtoi se në 2015, ai kishte ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë në mushkëri.
“Babin më ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Nuk kishte më polmone, ia ishte ngrën cigarja. Ka qenë këtu në Sanatorium. Kur ishte ai në Itali ne ishim këtu, pastaj atë e kthyen sërish dhe ne ngelëm atje, ai erdhi në Shqipëri”, tregoi Rikja. Ndër të tjera ajo rrëfeu edhe një periudhë të vështirë me nënën e saj në Itali, pasi kishte qëndruar në koma për 6 muaj për shkak të një aksident që i kishte ndodhur.
”Mami im merr pension invaliditeti, pasi në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë trauma me sytë e mi 6 muaj. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë. Mami ishte duke ikur në punë, në një kryqëzim duke kaluar rrugën, ka ardhur njëri i dehur dhe e ka përplasur. Mami im s’ka marr asnjë kokërr leku se ai nuk kishte siguronin”.