E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Xhesika tregoi se nëna e saj i kishte kërkuar të dashuritë të saj që të kujdesej për vajzën.
“Unë dhe vëllai kemi një marrëdhënie të veçantë. Mami më thoshte të lutem gjej një djalë të hajrit. Jo për t’u martuar se nuk donte që të martohesha dhe të lija karrierën. Unë e kam gjetur atë njeriun dhe madje mami i ka lënë një amanet. I kishte thënë thjesht: Kujdesu për gocën se për të tjerat nuk merakosem fare!,”-tha ajo.