Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mamografi falas për gratë e FA-së

12:30 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mamografi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nën sloganin “Ia vlen të jetosh”, njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.


Në kuadër të tetorit rozë i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur vëmendjen dhe diagnostikimin e hershëm ndaj kësaj sëmundjeje, u organizua edhe një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.


Nënkolonelia e Forcave të Armatosura, Esmihan Durbaku e cila prej afro 30 vitesh ka kaluar me sukses betejën me kancerin përcolli një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë: “Nuk është e lehtë të flasësh për këtë gjë, por ia vlen. Ju shikoni të shkruar këtu “Ia vlen të jetosh” dhe për këtë arsye ia vlen të flasim, të ndërgjegjësohemi ne si femra kudo që jemi. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha zonjave, të gjitha femrave që të kontrollojnë veten. Sa më shpejt, është akoma më mirë”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “sa më shpejt të parandalohet, sa më shpejt të diagnostikohet, aq më shpejt mjekët kanë mundësi që t’ju vijnë në ndihmë kujtdo që preket nga tumori i gjirit.


“Ne ofrojmë mamografitë e lëvizshme gjatë vitit, por ndërkohë janë dhe 12 njësi mamografie në spitalet rajonale të cilat gjithashtu e ofrojnë mundësinë e diagnostikimit dhe për këtë është pikërisht e nevojshme që të shtrijmë akoma më shumë mesazhet e ndërgjegjësimit”, nënvizoi ministrja Koçiu.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “gratë dhe vajzat e Forcave tona të Armatosura, si çdo personel në uniformë janë betuar në paktin për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit sikundër është edhe përgjegjësia e jonë si drejtues që të impenjohemi dhe të kemi një dedikim të posaçëm përsa i përket shëndetit tuaj, mirëqenies tuaj dhe të familjeve tuaja. Jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë sociale që kemi si ministri e Mbrojtjes dhe si Forca të Armatosura në mënyrë që të ju gjendemi pranë në çdo sfidë shëndetësore”.

Albana Koçiu mamografi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.