Mançester Junajtid-Atletiko Madrid është kryesfida e mbrëmjes së sotme në Champions, ku përballen dy prej skuadrave më prestigjioze të futbollit botëror. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.
nglezët në fakt shpëtuan nga humbja falë një goli në minutat e fundit të 19 vjeçarit Elanga. Por tani duket se skuadra është rikthyer më e bashkuar se kurrë, kjo falë dhe liderit të tyre, Kristiano Ronaldo.
Portugezi shënoi tre gola në fitoren ndaj Totenhemit në kampionat dhe synon të lërë shenjë përsëri sonte, ku përballë ka një prej “viktimave” të tija të preferuara.
Nga një portier, tek një tjetër. Atletiko u hodh në sulm dhe Rodrigo de Pol gjuajti nga distanca, por De Gea u hodh në mënyrë spektakolare që të largonte rrezikun. Portieri tregon klasin e tij në këtë rast.
Rasti më i rrezikshëm deri tani. Bruno Fernandesh pason shumë bukur tek Elanga, i cili godet, por gjuajta e tij përplaset në fytyrën e Oblak. Vendasit pranë avantazhit.