Manaj arriti të gjente rrugën drejt rrjetës në minutën e 41’, megjithatë ajo goditje nuk u quajt për pozicion jashtë loje.
Ndërsa në minutën e 86’ shqiptari pati një mundësi të artë për të realizuar, por ajo goditje e tij përfundoi në traversë.
Performanca e Manajt sot nga mediet italiane është vlerësuar me notën 5.5, pasi sipas tyre përveç fatit që nuk e lejoi të gjente golin, shqiptari nuk ia doli të ishte në nivel të njëjtë me kundërshtarët nga Napoli, ndërsa u ndal në disa raste nga Koulibaly dhe Juan Jesus.