Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu: E tronditur nga humbja e 14-vjeçarit, forcojmë sigurinë

15:46 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 11 18 152703
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shprehu tronditjen nga humbja tragjike e një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, të cilën e cilësoi një jetë të re të humbur në mënyrë të parakohshme dhe tragjike. Në seancën plenare të Kuvendit, Manastirliu u parapri nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila e nisi fjalën e saj me këtë ngjarje dhe kërkoi dorëheqjen e ministres Manastirliu.

”Dhimbja është vërtet e madhe e prindërve, mësuesve, dhimbja e komunitetit e jona, e imja personale. Është një ngjarje nga e cila duhet që të reflektojmë e para na fton që si përfaqësues të qytetarëve këtu në këtë sallë të angazhohemi edhe më shumë për një mjedis më të sigurt dhe më të mbrojtur për fëmijët tanë. Të forcojmë edhe më shumë mekanizmat e parandalimit dhe ndërhyrjes së shpejtë duke luftuar në çdo formë dhunën e të gjitha formave.

Ne kemi rolin tonë në këtë seancë dhe këto seanca të cilat ne mbajmë. E para duhet të jemi shembull të promovojmë vlerat e respektit për njëri-tjetrin, të mos ketë më gjuhë urrejtje duke filluar nga kjo sallë se ne jemi edhe modeli për fëmijët tanë. Çdo fëmijë në Shqipëri është fëmija ynë është detyra jonë e përbashkët të kujdesemi. Sot padyshim është një ditë e dhimbshme për ne”, tha Manastirliu.

Policia e Shtetit njoftoi sot se rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. ”Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, theksohet në njoftimin e policisë.

14-vjeç ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.