Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manastirliu me të rinjtë në Laprakë: Plani ynë Tirana 2030, qyteti i mundësive për të gjithë

10:28 / October 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastirliu1 630x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me të rinjtë e Laprakës, ku theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në projektet dhe investimet që sjellin ndryshime konkrete në çdo lagje të Tiranës.

“Bashkia, si shtëpia jonë e përbashkët, na duhet të ketë kontributin e të gjithëve, e tek ju në radhë të parë, që jeni të rinjtë e qytetit. Imagjinoni sa shumë mund të bëjmë bashkë. Ju mund të sillni një ndryshim të prekshëm, sepse ne duam që të sjellim për Laprakën edhe më shumë investime, duke filluar nga rrugët që ende nuk janë prekur në zonat më të thella, si drejt Institutit e më tutje”.

Duke u ndalur te planet konkrete për zhvillimin e Laprakës, Manastirliu vuri në dukje nevojën për të rijetëzuar hapësirat publike dhe për t’i kthyer ato në shërbim të të rinjve dhe gjithë komunitetit.

“Duam të rijetëzojmë të gjitha lulishtet në zonën e Laprakës, që nga fusha e futbollit, tek blloku ‘Gintash’ e deri te rruga pranë Spitalit Ushtarak. Duam të kemi më shumë qendra për të rinjtë, si qendra TUMO, ku sot afro 3500 të rinj mësojnë, programojnë dhe zhvillojnë aftësi të reja. Ne duam që qytetit policentrik t’i shtohen vlera të tilla që rrisin mundësitë për çdo të ri e të re”.

kandidatja e PS ogerta manastirliu tirana Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.