Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manastirliu tek Njësia 5 me Ballën, Peleshin dhe Braçen: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit

17:35 / October 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
561146495 1364137035071003 9073443931848986400 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste të Njësisë 5, Taulant Balla, Niko Peleshi dhe Erion Braçe zhvilluan këtë të hënë një takim me banorët, ku u diskutua mbi sfidat dhe prioritetet e kësaj zone të madhe urbane. Manastirliu vuri theksin te ndërtimi i një Tirane që u përket qytetarëve, ku hapësirat, shërbimet dhe zhvillimi urban të jenë në funksion të komunitetit.

“Ka rëndësi që ne të ndërtojmë një qytet që i përket komunitetit, ku secili të ndjejë pronësinë mbi “katin zero” të lagjes, mbi territorin ku ndajmë jetën e përditshme, ndaj një nga prioritetet tona do të jetë pikërisht ajo që tashmë kemi nisur: çlirimi i hapësirave të përbashkëta dhe kthimi i tyre komunitetit. Çdo lagje duhet të ketë hapësira ku fëmijët të luajnë, të moshuarit të çlodhen dhe biznesit t’i shtohet vlera.

Shumë e rëndësishme është që çdo projekt, çdo punë publike, çdo program që nisim të ketë dimensionin social, si i shërben ky projekt fëmijëve, të moshuarve dhe familjeve. Kemi nisur Rilindje 2.0, një program që i heq barrierat këtij qyteti. Kjo nuk është një betejë kundër dikujt, por për Tiranën europiane me punët e vogla dhe të mëdha të qytetit”, tha Manastirliu.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Njësinë 5, Taulant Balla u ndal te vlerat që Ogerta Manastirliu do të sjellë në drejtimin e Tiranës. “Është një mundësi e madhe për Tiranën që më në fund pas 105 vitesh kryeqyteti i shqiptarëve i besohet një zonje të vërtetë 24 karat tironse puro. Eksperienca e Ogertës në krye të sektorëve jetikë me të cilët përballen qytetarët, siç është shëndeti publik, siç është arsimi, e bëjnë Ogertën jo vetëm kandidaten më të mirë, por kandidaten e vetme në këto zgjedhje për të investuar votën”.

Peleshi tha se Manastirliu është personi i duhur për Tiranën. ”Ne kemi personin e duhur, politikisht dhe me aftësi menaxheriale, që i ka treguar kudo”. Ndërsa deputeti Erion Braçe tha se ka ardhur koha për një grua në drejtimin e Tiranës. ”Ka ardhur dita që në krye të Tiranës të sjellim një grua. Gratë dhe vajzat duhet të mbështesin një grua nga fillimi deri ne fund”,-tha Braçe.

ogerta manastirliu PS Tiranë zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.