Nga maja e olimpit në një rënie apokaliptike duke prekur fundin. Italia riktheu makthet e 4 viteve më parë teksa u eliminua nga Maqedonia e Veriut në playoff dhe menjëherë pas disfatës trajneri Roberto Mancini jep sinjale se mund të largohet por për momentin kërkon një reflektim.
“Nëse fitimi i Kampionatit Evropian në korrik do të kishte qenë gëzimi im më i madh në nivel profesional, ky është sigurisht zhgënjimi më i madh. Ndonjëherë ndodhin gjëra të pabesueshme në futboll, ndoshta nuk duhet të ishim këtu në play-off. Sonte bëmë gjithçka për të fituar, nuk mund të flasim as për ndeshjen…”.
Çfarë ka ndryshuar te Italia nga Kampionati Europian në atë Botëror?
“Fitorja e Kampionatit Europian është e merituar, luajtëm shumë mirë. Le të themi që fati që na shoqëroi pak në Europian është kthyer në një fat të keq total në rrugën drejt Botërorit. Ky ekip ka lojtarë të mirë. Më vjen shumë keq për ta. Në nivel njerëzor, sonte i dua djemtë më shumë se në korrik, është një moment i vështirë”.
Tani do të duhet të reflektosh për të ardhmen?
“Do të shohim, është e vështirë të flasim për javët dhe muajt e ardhshëm tani. Duhet të lëmë të kalojë pak kohë, sepse zhgënjimi është i madh. Ky ekip mund të ketë një të ardhme të shkëlqyer për mua”, u shpreh trajneri Mancini pas eliminimit.