Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mandati i Belerit i pavlefshëm, ç’ndodhi në orët e mesditës në Tiranë: Nga vendimi i KQZ te dekreti i zgjedhjeve të reja në Himarë, gjithçka nisi nga shkresa e Agaçit

17:54 / July 5, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fredi Beleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KQZ shpalli të pavlefshëm sot mandatin e Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës pas dënimit nga SPAK me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Lexo edhe :

Related Posts

  • beler 750x375 1
    Beleri në KQZ: Më është bërë padrejtësi…
  • 640 0 1707244856xbardhi me pallto 212
    Gaz Bardhi sulmon Presidentin Bajram Begaj: Shkeli Kushtetutën me Himarën, gjeneral që u bë ushtar
  • WhatsApp Image 2024 07 05 at 10
    Me apo pa mandat? KQZ merr vendimin për Fredi Belerin
  • fredi beleri vakanca bashkia himare
    Qeveria i kërkon Presidentit datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës
  • Bajram Begaj sd
    Zgjedhjet në Himarë do përsëriten më 4 gusht

Beleri u gjet fajtor nga gjykata dhe u dënua me dy vite burg pas arrestimit natën e zgjedhjeve lokale në Himare duke i dhënë para një personi në këmbim të votës. Ai u paraqit me pranga në duar sot në KQZ ku edhe mësoi fatin e mandatit të tij.

Si nisi procedura për zëvëndësimin e Belerit

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Kryeministria nisi lëvizjet për shpalljen e datës së zgjedhjeve të reja në Himarë duke i dërguar fillimisht një shkresë KQZ-së për të mësuar zyrtarisht se çfarë u vendos për Belerin.

KQZ iu përgjigj brenda pak minutave Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, z.Ëngjëll Agaçi duke konfirmuar shpalljen e pavlefshëm të mandatit të Belerit në Himarë.

Me të marrë këtë njoftim, qeveria shpalli vakancën në Himarë dhe menjëherë i drejtohet me një shkresë zyrtare Presidentit të Republikës, z.Bajram Begaj duke i kërkuar shpalljen e datës së re të zgjedhjeve në Himarë.

Sipas ligjit dhe procedurave për zgjedhjet e pjesshme, pas marrjes së njoftimit për shpalljen e vakancës, Presidenti i Republikës ka 48 orë në dispozicion që të shpallë datën e re.

Në këto kushte duket se Presidenti Bajram Begaj kishte sipas ligjit në dispozicion pak kohë për të shpallur datën e re të zgjedhjeve në Himarë, ndërkohë që procedura parashikon se nuk është Presidenti ai që konstaton vakancën apo të shqyrtojë procesin që çoi deri në shpalljen e saj.

Në sistemin ligjor shqiptar ka vetëm një rruge ligjore për vënien në levizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore dhe kjo rrugë është pikërisht njoftimi nga Këshilli i Ministrave

A mund ta ankimojë Beleri?

Pas shpalljes së vendimit të KQZ-së për mandatin e pavlefshëm të Fredi Belerit, Celibashi shpjegoi ndër të tjera se nuk kishte se është vetë ligji i dekriminalizimit që e nxjerr atë jashtë loje pasi pengohet kandidimi apo drejtimi i bashkive nga persona të dënuar për krime zgjedhore.

“Kemi një kryetar të zgjedhur që nuk është në detyrë për ato arsye që janë bërë publike dhe pse me KQZ është shpallur fitues. Nëse ndalojmë dikë të kandidojë dhe i themi vazhdo qëndro në detyrë edhe pse ke kryer një nga ato vepra për të cilat ligji të ndalon të kanidosh, nuk ka kuptim ligji i dekriminalizimit. Duhet ta pranoj se kaq qartë dhe literale në ligj nuk është e shkruar, por në kuptim dhe interpretimit të qëllimit të atij ligji mendoj se kjo është shumë e qartë”, tha Celibashi.

Në këto kushte Fredi Beleri nuk ka shanse rikthimi në krye të Bashkisë së Himarës, ndërkohë shpallja e datës së zgjedhjeve të reja dhe procedura e ankimimit nuk përplasen me njëra-tjetrë ligjërisht, pasi është gjykata ajo që merr vendimin final.

Ka patur edhe raste të tjera të ngjashme, nisur edhe nga fakti se mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.