Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datë 20 nëntor për të shqyrtuar mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Shkak për shtyrjen e kësaj mbledhjeje që ishte parashikuar të zhvillohej sot, (12 nëntor) është bërë pamundësia objektive për të marrë pjesë në mbledhje, e përfaqësueses ligjore të Z.Sinaj, avokates Romina Zano.
Burime për Tirananews bëjnë me dije se mungesa e përfaqësues ligjore lidhet me gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore./Tirananews.al