Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mania “Instagram”/ Ja si renditen kuqezinjtë

00:07 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
instagram
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pothuajse të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare luajnë në skuadra dhe kampionate të njohura në Europë, çka sjell edhe një shpërndarje më të madhe reklamimi të tyre në rrjete sociale.

Shumë pak përdorin rrjetin “Facebook”, dhe këtu më shumë ekziston fenomeni i faqeve “false”, të cilat i hapin fansat dhe përfitojnë nga emri duke marrë klikime e duke arritur në disa raste edhe në keqmenaxhim të tyre, çka ka detyruar edhe vetë lojtarët që të reagojnë për këtë fenomen. Ndërkohë, tjetër funksionim dhe përdorim i “Instagram”-it nga ana e tyre, që së fundmi është një trend për të gjithë skuadrat dhe futbollistët në botë.

FUTBOLLISTET

Nëse u referohemi faqeve zyrtare në këtë rrjet social, kuqezinjtë kanë një shikueshmëri të lartë dhe nëse do të nxirrnim një renditje se cili është më i ndjekuri, tabela do të ishte si më poshtë: Armando Broja, futbollisti i Çelsit kryeson listën, teksa ndiqet nga 250 mijë fansa në “Instagram”.

Normalisht edhe kampionati e shteti ku ai luan ka një shikueshmëri shumë herë më të lartë. Pas tij vjen Rei Manaj, që ka gjetur akordin me Uotfordin dhe ka vetëm 2 mijë ndjekës më pak se Broja. Barcelona dhe Interi, patjetër që kanë ndikuar në reklamimin e profilit të sulmuesit. I treti është Elseid Hysaj, që është prej shumë vitesh në ekipin kombëtar, plus ekipe si Napoli dhe tashmë Lacio. Ai ka 212 mijë ndjekës.

Më tej vijon Armando Sadiku, që popullaritetin në internet e mori gjatë “Euro 2016”, ku shënoi edhe golin e vetëm të Shqipërisë dhe tashmë ndiqet nga 201 mijë fansa. Poshtë tij dhe në vendin e pestë është portieri Tomas Strakosha, që pasohet nga Marash Kumbulla, që sidomos në vitin e fundit dhe pas fitimit të finales së Ligës së Konferencës me Romën, “Instagram”-i i tij numëron 120 mijë.

Ndërkaq, më poshtë renditja vazhdon me Cikalleshin, Lenjanin, Gjimshitin dhe Asllanin, që pas firmës me Interin ka arritur në 84 mijë ndjekës, shumë herë më pak nga një javë më përpara.

Kuqezinjtë më të ndjekur në Instagram

  1. Armando Broja 250 mijë
  2. Rei Manaj 248 mijë
  3. Elseid Hysaj 212 mijë
  4. Armando Sadiku 201 mijë
  5. Tomas Strakosha 154 mijë
  6. Marash Kumbulla 120 mijë
  7. Sokol Cikalleshi 102 mijë
  8. Ermir Lenjani 91 mijë
  9. Berat Gjimshiti 86 mijë
  10. Kristjan Asllani 84 mijë
  11. Bekim Balaj 78 mijë
  12. Odise Roshi 70 mijë
  13. Amir Abrashi 57 mijë
  14. Etrit Berisha 56 mijë
  15. Myrto Uzuni 52 mijë

futbollistet Instagram renditja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.