Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manipulimi i fotove të Belinda Ballukut, e vërteta e “syrit të nxirë”

16:32 / October 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761744428xsdfsdfsdfsd 317
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prezantimi i Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u kthye dje në një nga ngjarjet më të raportuara, më shumë për një detaj në fytyrën e Ballukut sesa emërimi i një ish-ministri të Albin Kurtit në krye të një prej institucioneve më strategjike të vendit.

Personazhe me ndikim në mediat sociale kanë nisur fillimisht të qarkullojnë një pamje të fragmentarizuar nga një video që Balluku dhe Aliu realizuan së bashku në mjediset e Portit të Durrësit, menjëherë pas prezantimit zyrtar në ambientet e APD.

Pamjet janë regjistruar në mesditë dhe dielli ishte mbi kokat e dy personazheve kryesorë, duke krijuar efektin e hijes mbi fytyrat e Aliut dhe Ballukut veçanërisht në fytyrën e kësaj të fundit për shkak edhe të modelit të flokëve të lëshuar dhe me onde.

Fotografia e shpërndarë fillimisht në rrjetet sociale

900 0 1761743552x574575110 1357731379124887 2334045102269479972 n 924

Është pikërisht fotografia që shikoni më sipër, që menjëherë u bë lajm nga mediat opozitare, të cilat prej fundjavës ziejnë nga lajmi se zëvendëskryeministrja është thirrur në SPAK dhe kanë aluduar për detaje e akuza nga më të ndryshmet.

Mirëpo, dallimi është i qartë, rrathët e syve janë njëlloj të errët si në syrin e majtë ashtu dhe në atë të djathtë. Por, në anën e majtë që është dhe kthimi i flokut apo ondja, syri dhe pjesa e mollëzës është pak më e errësuar.

Për ata që duan të shohin videon origjinale të publikuar nga vetë Belinda Balluku dhe prezantimin në zyrat e Autoritetit Portual Durrës pak më herët, është e qartë se përveç rrathëve të errët nën sy, të nxirat nga goditje apo aksidentet – siç është spekuluar prej ditës së djeshme – janë as më pak dhe as më shumë shfrenim i fantazisë së atyre që prej fundjavës kanë hedhur teori nga më të ndryshmet për thirrjen e saj në SPAK, e cila deri më sot ende nuk ka ndodhur.

Indirekt, këtyre spekulimeve që nuk kanë lidhje me etikën gazetareske, u është përgjigjur vetë zëvendëskryeministrja, e cila sot ka bërë një tjetër prezantim të drejtpërdrejtë, atë të Kreshnik Bajraktarit si drejtues i Drejtorisë së Rrugëve.

900 0 1761744142xscreenshot 8 973

Me flokët e kapur për të treguar qartësisht fytyrën e pastër, Belinda Balluku ka rrëzuar manipulimin e turpshëm të imazhit të saj, i raportuar “copy-paste” në bllok nga të njëjtat media që prej vitesh e kanë vënë figurën e saj në qendër të të ashtuquajtura “investigime”, më shumë për faktin se ka për gjysh Beqir Ballukun sesa për ndonjë të vërtetë.

Nga fundjava në Zvicër, Belinda Balluku udhëtoi drejt Bukureshtit, ku përfaqësoi Shqipërinë në Takimin e Nivelit të Lartë me Ministrat e Energjisë nga Europa Qendrore dhe Juglindore, të nesërmen më 28 Tetor ishte në Durrës ku prezantoi Liburn Aliun dhe sot, më datë 29 Tetor, bashkë me Kreshnik Bajraktarin u njohën me punonjësit e DSHPTRR.

Nëse vetëm për një moment marrim të mirëqenë këto manipulime të imazheve – të cilat në epokën e teknologjisë janë kthyer në problem global – zëvendëskryeministrja do ta kishte shumë të lehtë t’i kursente vetes këto prezantime të drejtpërdrejta nën fokusin e dhjetëra kamerave, sesa të shfaqej me syrin e nxirë.

Gjithsesi, për këdo, pamjet janë publike dhe lehtësisht të verifikueshme e aksesueshme në llogaritë zyrtare në mediat sociale të Belinda Ballukut…/News Bomb.al/

belinda balluku manipulimi Syri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.