Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manja: Zjarret kriminale, kërcënim serioz për turizmin dhe jetën në Lezhë

16:40 / June 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lezhe1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë një reagim për zjarret e mbrëmshme në Lezhë, ku u raportuan mbi 15 vatra zjarri.

Manja, deputet në këtë qark, shprehet se nuk bëhet fjalë për incidente, por akte kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane.  Ai apelon që policia dhe institucionet duhet të reagojnë dhe të hetojnë menjëherë për autorët. 

Reagimi i plotë: 

ZJARRET KRIMINALE – KËRCËNIM SERIOZ PËR TURIZMIN DHE JETËN NË LEZHË

Kush e do Lezhën në flakë? Koha për veprim!

Mbrëmë mbi 15 vatra zjarri dogjën Lezhën, kërcënuan banesa dhe jetën e njerëzve. Nuk janë aksidente – janë akte të qëllimshme kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane.

Këto zjarrvënie të përsëritura nuk mund të tolerohen më. Policia e Shtetit në Lezhë dhe institucionet duhet të hetojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët. Mjaft më me heshtje dhe justifikime!

Një falenderim i sinqertë për të gjitha shërbimet e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë dhe për çdo qytetar lezhjan që çdo verë përballen me sfidën e zjarrvënies kriminale. Ju jeni fytyra e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë. Ata janë dora e krimit që nuk e do Lezhën.

Ne nuk do ta lëmë Lezhën të digjet më nga duart e të papërgjegjshmëve.

Ne do ja dalim – ata do të marrin ndëshkimin e ligjit!

Koha për veprim është tani – për Lezhën, për turizmin, për të ardhmen!

Kercenim kriminale Lezhe manja zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.