Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar mbrojtjen që Sali Berisha i bëri sot Erion Veliajn, duke thënë se nuk po sheh asnjë demokrat që të shajë kreun e PD-së. ”Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos thënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”. Se kundër arrestit jo proporcional me burg kam nja 10 vite që shprehem kundër, pavarësisht se kush është i arrestuari”.
Postimi i plotë
Ore megjithmend, nuk pashë askund asnjë demokrat facebuku të shajë Sali Berishën, i cili ka mbrojtur Erion Velinë dhe të drejtat e Tij sot. Ku jeni o demokretër!? Dëgjoni apo jo? Vetë Berisha i mbrojti të drejtat e Velisë. (Dhe mirë bëri dmth).
Unë nuk e kam mbrojtur aq shumë Erion Velinë (për të mos rhënë që se kam mbrojtur fare) kur thashë se “prokurori i çështjes është sjellë pa etikë dhe me ngarkesa personale në sallën e gjyqit”.
Se kundër arrestit jo proporcional me burg kam nja 10 vite që shprehem kundër, pavarësisht se kush është i arrestuari.
Por te unë hapët librin e shpisë, te doktori Juaj po njiheni gjë me librin tuaj të shpisë që s’ndjeheni, apo si?Hë mo, flisni! Shiheni mirë librin e shpisë tuaj tani..!
Shani veten më mirë se nuk ja vlen tua kthesh të sharën.
Bëjeni edhe ju si tifozët e Flamurtarit dikur, që shanin Vasil Rucin dhe, kur ai bëri gol filluan të shajnë motrat e veta. Bahhh…! Kjo vlen edhe po ju demokretër që akoma më asocioni mua me Liken, të cilin për herë të fundit e kam takuar gati 9 vite më parë.
Te doktori mbajeni frymën edhe ju, se ai po e mbron! ( dhe mirë po bën, gjithashtu)
Hë xhan!
