Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manjani publikon vendimin: Të dhënat e Sky ECC dhe Enchrochat, janë të papërdorshme! E thotë gjermani këtë

14:28 / June 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Nga Ylli Manjani

Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqësor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat.

I ka rrëzuar me një arsyetim të vetëm: Të dhënat e marra nga Autoritetet Franceze nga përgjimet e platformave SKY ECC dhe Enchrochat, janë TË PAPËRDORSHME!!!

Ja ku e keni! Është vendim i një vendi të BE. E çfarë vendi pa? Gjermania. Është Gjykata e Berlinit që e ka shterruar të gjithë arsyetimin ligjor të mundshëm. Ky vendim u mor pasi kishte vendosur më parë, as mish as peshk, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë. Provokoi gjykim në Luksemburg dhe në fund vendosi vetë.

I pafajshëm për 17 nga 18 akuzat e ngritura. E sjell këtë rast në vëmendje për dy arsye:

Së pari për t’u përgjigjur publikisht drejtuesit të SPAK-ut, i cili na kërkoi në televizor një vendim të vetëm që e rrëzon SKY ECC dhe së dyti për të informuar publikisht gjykatësit e Gjykatës sonë Kushtetuese, që nuk pranonin të referoheshin tek vendimet e Malit të Zi dhe Kroacisë me pretendimin “moral” se “gjykatësit e këtyre vendeve janë të korruptuar”. (Çfarë gjykimi për kolegët e vendeve fqinj! Moralistët tanë kushtetues!! Pffffff)

Ja ku e keni! Vendim i plotë i gjykatës së Berlinit. Po ju sjell vetëm 1 paragraf që ta lexojnë të gjithë të interesuarit dhe mbase e kuptojnë se gjykatat shqiptare që sillen si gjykata të OKB, refuzojnë të gjykojnë legjitimitetin e këtyre të dhënave sipas ligjit tonë nga ata varen.

Ja paragrafi që kap gafil të gjithë trupën gjyqsore tonën që rrefuzon të zbatojë ligjin tonë: “Në mënyrë alternative, vlera provuese e mesazheve të bisedave (të sky ecc dhe enchrochat) do të zvogëlohej aq shumë nga mungesa e informacionit të lidhur me fshehtësinë sa – në mënyrë të ngjashme me një dëshmitar që jep dëshmi të dëgjuar nga burime të tjera dhe që nuk mund të ballafaqohet për shkak të një deklarate bllokuese – prova e krimit nuk mund të bazohet vetëm në biseda. Nuk ka mjete të tjera kuptimplota prove në dispozicion”.

E thotë gjermani këtë, në vendim zyrtar gjykate! E thotë pikë për pikë atë që Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite që e parashtrojmë pa u lodhur përpara çdo gjykate e gjykatësi. Këto të fundit fatkeqsisht janë larg, shumë larg të qënit gjykata të pavarura dhe besnike të ligjit Shqiptar. Po nxjerr këtu foto të ekstremitetit të vendimit të përkthyer zyrtarisht nga ana jonë. Kush ka interes ja japim në rrugë elektronike.

WhatsApp Image 2025 06 19 at 14.21.49

enchroChat sky ecc Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.