Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manjani: Vendimi për pezullimin e Ballukut, as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI

17:26 / November 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ylli Manjani 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Vendimi i sotëm për të pezulluar qeverinë, përbën as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI. Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë publikë, por jo të zgjedhur. Anëtarët e qeverisë mbrohen me të njëjtin imunitet si të zgjedhurit, përveç faktit që zonja Balluku është gjithashtu e zgjedhur. Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë.

Së pari zvkryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zvkryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri. Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri? Asnjë pushtet nuk ka të drejtë të lerë vendin pa qeveri. Së dyti, me këtë preçedent, drejtësia i ka dhënë mandat vetes të ndryshojë qeverinë sa herë të dojë. Sepse neser, me një letër anonime, mund të çelë një hetim për Kryeministrin apo gjithë qeverinë (apo nuk ja kanë marrë dorën me këtë grupin e srrukturuar kriminal) dhe GJKKO i pezullon se prishin provat.

Ou? Pse qeveritë i zgjedh drejtësia? Ndaj them se kjo ndërhyrje e drejtësisë mbi ekzekutivin është grusht shteti. Imuniteti është shpikur si koncept jo për të mbrojtur mbajtësin e detyrës, por për të mbrojtur dhe garantuar pavarësinë e një pushteti ndaj një tjetri. Drejtësia sot ka ndërhyrë brutalisht në pushtetin ekzekutiv. Dhe kjo është e papranueshme. Ne nuk kemi gjeneralë e ushtri që ta bëjnë grushtin, por kemi prokurorë që ndjehen pronarë të Republikës. Ata ndjehen dge veprojnë si eprorë të pushteteve të tjera që dalin nga vota.

Edhe ata ushtarakët kur bljnë grusht shteti këahtu thonë si spak-u jonë: “po luftojmë korrupsionin”. Grusht shteti i republikës së prokurorëve është, që çke me të! Ndaj ligjet e kanë të ndaluar pezullimin nga detyra të të zgjedhurve. Pikërisht për të ndaluar grushtin e shtetit të të emëruarve. Do kishte qenë krejt normale, brenda anormalitetit që kanë krijuar, që të kërkonin arrest me burg për zo bën Balluku, ose të aplikonin një masë tjetër. Kështu masa do individualizohej dhe skishte pse të ngatërroheje me funksionim e qeverisë.

Por pezullimi në këtë rast është grusht shteti. Gjykata Kushtetuese paguhet nga ky shtet, për këtë ditë. Kaq. Diskutimet popullore e populiste me pandëshkueshmëri e me “palloshë” e me “Belindë”, janë temë tjetër dhe mund të pajtohem me shumë gjetje. Por grushti i shtetit meriton vemendje parësore! Personalisht ndjehem mirë që erdhën punët deri në këtë pikë sepse kur flisja, nuk me besonte njeri. Por kam qenë, jam e do jem me shtetin dhe rendin shtetëror. Çdo asocim që tenton të lidhë qëndrimet e mia me persona, është i pavend dhe e neveris.

belinda balluku Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.