Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Manjani: Vit i ri probleme të vjetra, shqiptarët po varfërohen

17:21 / January 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke renditur problemet e viti të kaluar shprehet se edhe ky vit i ri i sapo nisur vijon me të njëjtat tipare si të 2018.

Ai shprehet se janë të njëjtat probleme dhe për fat të keq sa vijnë e thellohen për shqiptarët. Sipas Manjanit, krye-problemi është se shqiptarëve çdo ditë e më tepër po iu ngelen më pak para në xhep dhe jeta e tyre po vështirësohet.

Posti i Manjanit në Facebook:

“Krizë që kërkon zgjidhje. 2019-ta vijon aty ku na la 2018-ta. Me të njëjtat probleme që vetëm do përkeqësohen. Kryeproblemi ishte dhe mbetet fakti se njerëzve po ju ngelen gjithnjë e më pak para në xhep. Qeveria i ka shërbimet shumë të shtrenjta ndërkohë që nuk të ofron kurrë atë që paguan.

Taksat dhe tarifat e rritura nga njëra anë dhe mungesa e vendeve të punës nga ana tjetër janë ngjarje të përditshme që shtojnë mungesën e parave në xhep dhe shtojnë depresionin. Emigracioni mbetet e vemtja shpresë virtuale e shqiptarëve që vijojnë të duan të ikin.☹️☹️☹️

Qeveria nuk ofron kryesoren: shpresën se diçka do bëhet më mirë. Vetëm propagandë me shashka, kapsolla e telajo të rëna bastesh. Por nuk llogarit të paktën 50 000 njerëz që punonin në to, që tani do ti shtohen listës së të përhumburve depresivë që nuk dinë se ç’të bëjnë.☹️

Kompani të reja të huaja jo vetëm që s’ka, por edhe ekzistueset po mbyllen. Edhe call centers ikën. Vende pune të mbyllura ose të pa hapura siç duhej të ishte normalisht. Në kushtet kur para ska, edhe ato të zezat i kontrollojnë vetëm pak duar, tensionet sociale rriten. Familjet futen në krizë. Kriza thellohet, krimi shtohet…

Qeveria vijon ethshëm të japë çdo gjë me koncension. Emra të çuditshëm e pa asnjë përvojë po përgatiten të marrin kontrata të reja. Dyshimi që po pastrohen para është legjitim! Ndërkohë po bëhet gati të jepet me koncension edhe rruga Tiranë-Durrës. Një ndërtues i njohur, mik i vjetër i Kryeministrit, po bën letrat.

Pra kafeja në Durrës tashmë do jetë edhe më e shtrenjtë. Arsimi vijon të jetë i dobët dhe i shtrenjtë, aq sa është i papërballueshëm!

Shëndetësia gjithashtu, pavarësisht punës së mjekëve. Në këtë mjedis kemi edhe luksin të flasim për politikë, grupe armiqsh politikë, sondazhe, media, ministra, kryetar bashkish, kryeministra, politikanë e për pronarë mediash….

Të gjithë jashtë realitetit! Njerëzit janë tashme tek mbijetesa! Kush merr përsipër të kthejë sytë nga realiteti dhe të ofroje zgjidhje?! Kjo është tema!”, shkruan Manjani.

Manjani vit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.