Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, përshëndeti votimin në Parlamentit të Maqedonisë për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe për të ndryshuar emrin në ‘Maqedoni e Veriut” dhe se kishte biseduar për këtë me kryeministrin Zaev dhe ministrin e jashtëm, Dimitrov.
Në një status në profilin e tij në twitter, Kotzias, ministri që nënshkroi marrëveshjen me homologun maqedonas në Prespë, u shpreh: ‘Komunikova me Zoran dhe Nikola. Kujtuam vështirësitë, lodhjen, tensionin, besimin dhe shpresat, ndërsa punonim për marrëveshjen. Ne ëndërruam një të ardhme të përbashkët për të dy popujt. Maqedonia e Veriut, mirësevjen në jetët tona. Historia duhet të bëhet shkollë dhe jo burg”-shkroi Kotzias.