Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Maqedonia e Veriut, premio marramendëse për të mundur Kosovën në Ligën e Kombeve

19:43 / November 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kosova shënon ngritje në renditjen e re të FIFA s
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lojtarëve të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut u është premtuar një shpërblim i majmë parash prej tre milionë euro nga Federata e Futbollit e vendit të tyre, nëse arrijnë ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 duke e mposhtur Kosovën në gjysmëfinalen e “play-off” të Ligës D të Kombeve

Për ta arritur qëllimi dhe rrjedhimisht për ta merituar shpërblimin, lojtarëve të Maqedonisë së Veriut u duhet të mposhtin së pari Kosovën në gjysmëfinale dhe pastaj edhe fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë në muajin mars.

Njëlloj si Kosova, edhe Maqedonia e Veriut dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme përmes kualifikimeve, duke u renditur në vendin e tretë në grupin e saj.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), e udhëhequr nga kryetari i saj shqiptar, Muhamed Sejdini, është shumë e kënaqur me rezultatin, siç e ka quajtur historik, të ekipit kombëtar dhe tani i ka motivuar lojtarët ta arrijnë synimin kryesor, kualifikimin.

“Do të doja të përcjell urime të sinqerta për futbollistët e ekipit tonë përfaqësues për paraqitjet dhe rezultatet e shënuara në ciklin e fundit eliminator për EURO 2020. Është shumë me rëndësi që futbollistët besojnë se munden, janë të vetëdijshëm për kualitetin që posedojnë, ndërsa me mbështetjen e publikut janë të gatshëm për rezultate të mëdha. Duhet të vazhdojmë të besojmë në vetvete”, tha mes tjerash Sejdini.

“Dua të theksoj se FFM në rast të kualifikimit në Euro 2020, lojtarëve do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro. Saktësisht 30% të shumës që FFM do të fitojë nëse kualifikohemi, do të shkojnë për anëtarët e Kombëtares sonë”, tha Sejdini.

maqedonia e veriut premio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.