Futbollisti i Kombëtares, Mario Mitaj, në një intervistë së fundmi, ka rrëfyer se pavarësisht ofertave joshëse, ka zgjedhur me zemër të luajë me Kombëtaren tonë.
“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: ‘Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave’. Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë. Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, deklaroi Mitaj.