Aktorja Marjana Kondi ndau eksperiencën e saj dramatike në ‘”Ditari i Anna Frank”. Ermali që në nisje tregoi se nuk e kishte menduar kurrë Marjanën në një rol aq emotiv teksa aktorja shtoi se drama qëndron me teper ne personalitetin e saj artistik. Gjatë bisedës mësuam raportet e saj me Elvana Gjatën dhe Ermal Mamaqin në filmin “2 gisht mjaltë”.
Pagesa e saj u përfol gjatë teksa “më në fund” na zbulon të vërtetën e madhe:Ishte shaka ajo. Pagesa ime? Unë morra 10 Euro, jam shumë e kënaqur. Ishte vetëm 10 euro (qesh) – tha Marjana.
Duke vijuar shakanë e saj Ermali I tha se me tvsh ajo merrka akoma më pak, ndërsa e pyeti për pjesmarrjen në filmin e dytë:“Po, do ta bëja filmin e dytë. Do ta bëja vetëm më 1 Euro, si ajo, Shqipëria 1 euro”.