Analisti Mark Marku i ftuar në emisionin Provokacija në ABC News u shpreh se posti për Sandër Lleshajn ka qenë një kurth shumë i madh, pas largimit të Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme.
Marku u shpreh se Xhafaj u hoq me pretekstin e të vëllait, por shkak kanë qenë paralajmërimet për arrestimin e disa personave të fuqishëm, përfshirë dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
“Kam pas një lloj shqetësimi prej miku se ky post do jetë një kurth shumë i madh. Sepse pavarësisht problemeve të vëllait të Xhafajt, ai u hoq pasi paralajmëroi arrestimin e disa figurave të rëndësishme përfshirë dhe kryebashkiakun e Durrësit. Xhafaj u hoq duke u shfrytëzuar ky momenti i vëllait. Unë mendoj se ai u hoq për të mos u bërë këto goditje.
Momentin që vjen tjetri, supozohet që ky person vjen për të mos i goditur. Ministria e Brendshme ka funksionuar si një institucion politik”, tha Marku.