Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mark Zuckerberg dhe Elon Musk thonë se do përballen në një ndeshje boksi!

22:13 / June 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mark elon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket sikur tensioni mes dy prej njerëzve më të pasur në botë mund të marrë përmasa të tjera.

Mark Zuckerberg me sa duket ka pranuar një sfidë nga Elon Musk për t’u përballur në një ndeshje boksi në kafaz (ku nuk ka rregulla). Kjo vjen si rezultat i rritjes së tensioneve midis dy CEO-ve pasi u publikua lajmi se Meta ka filluar të krijojë një produkt që mund të konkurrojë me Twitter-in, të cilin Musk e bleu në tetor 2022. 

Kjo përballje filloi kur një përdorues i Twitter-it dukej se u tall me videot e Zuckerberg në Instagram, duke paralajmëruar Musk që të jetë i kujdesshëm. Por, 51-vjeçari u përgjigj: “Unë jam gati për një ndeshje në kafaz nëse ai do.”

Dhe ajo që mund të kishte filluar si një shaka u bë shumë më serioze kur Zuckerberg postoi një screenshot të statusit të Musm në Instagram të 21 qershorit me mbishkrimin, “Më dërgo vendndodhjen”. 

Pas statusit të Zuckerberg, themeluesi i SpaceX postoi në Twitter një vend si duket si një propozim për përballjen e tyre. Musk thjesht tha, “Vegas Octagon”.

elon musk

Meta konfirmoi më parë për CNBC se po “eksploronte një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve përmes tekstit”, i cili thuhet se tani po konsiderohet të quhet “Threads”. 

Aplikacioni do të integrohet në Instagram, duke lejuar Meta të ndërtojë bazën e saj ekzistuese të përdoruesve. Sipas CNBC, një drejtues i lartë i Meta tha se njerëz famshëm dhe jo vetëm, po kërkonin një platformë “të drejtuar në mënyrë të arsyeshme”. Ky koment vjen pas muajsh polemikash rreth Twitter që kur Musk mori pronësinë duke lejuar zbatimin e një politike krejtësisht të lirë të fjalës, e cila bëri që shumë reklamues të largoheshin nga platforma për shkak të shqetësimeve se do t’i lejonte përdoruesit të postonin statuse raciste, seksiste dhe gjuhë urrejtje.

Elon Musk Mark Zuckerberg ndeshje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.