Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Marrëdhëniet Rama-Kurti, Begaj: Ka keqkuptime, si shqiptarë duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim

23:13 / October 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj president
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj është pyetur në emisionin Opinion edhe për marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti. Begaj u shpreh se komunikimi mes dy qeverive është. Sa i përket komunikimit mes dy krerëve të qeverive, ai tha se “ka keqkuptime që ne si shqiptarë duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim”.

Blendi Fevziu: Zoti President, duket se ka një ftohje në raportet midis Shqipërisë dhe Kosovës, në ditët e fundit, kjo ftohje reflektohet në raportet personale të Kryeministrit Kurti me Kryeministrin Rama, për shumë gjëra të tjera, por një gjë është e sigurt, këtë mund ta themi, në ditët e fundit, kjo është situata më e keqe, flas ndoshta në 24 vitet e fundit së çlirimit të Kosovës, është situata më e keqe kur dy krerë të dy qeverive thuajse nuk kanë komunikim midis tyre. Nuk po them që kryeministri i Kosovës nuk priti kryeministrin e Shqipërisë gjatë, një vizite në një tur ballkanik në Prishtinë e të tjera, por në përgjithësi për të mos u marrë me detajet ne e dimë shumë mirë që ka një ftohje. A e ndjeni edhe ju këtë ftohje?

Bajram Begaj: Unë nuk mendoj që është realisht kështu, mendoj që komunikimi është, dhe komunikimi midis dy qeverive apo dy drejtuesve të qeverive është.

Blendi Fevziu: Por praktikisht është komunikimi, por duket që është një ngurtësi që s’duhet të ishte në këto rrethana.

Bajram Begaj: Ka keqkuptime që ne si shqiptarë duhet të ulemi t’i zgjidhim.

Blendi Fevziu: Dhe shqiptarët pavarësisht keqkuptimeve nuk i zgjidhin asnjëherë duke u ulur.

Bajram Begaj: Jo patjetër që ne kemi mësuar që do t’i zgjidhim gjërat që kemi brenda shtëpisë.

bajram begaj marredheniet rama-kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.