Panos Kamenos, ministri grek i Mbrojtjes dhe lider i partisë së djathtë Grekët e Pavarur, e cila është një partner në qeverinë e kryeministrit Alexis Tsipras, ka dhënë dorëheqjen.
Pas një takimi me kryeministrin Tsipras i cili zgjati rreth 45 minuta Kamenos njoftoi largimin e tij nga koalicioni qeverisës.Arsyeja e këtij vendimi ishte ardhja ne Parlamentin grek e Marrëveshjes së Prespës pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ne Maqedoni.
“U takova me Kryeministrin. Patëm një diskutim mjaft të gjatë. Ka pasur një bashkëpunim për katër vjet në një qeveri të unitetit kombëtar. Çështja e Maqedonisë nuk më lejon të sakrifikoj karrigen. Për çështjen kombëtare, ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë. ANEL largohet nga qeveria “, tha Panos Kammenos menjëherë pas takimit me kryeministrin Alexis Tsipras në rezidencën Maksimos.
Kammenos, partia e krahut të djathtë të Greqisë së Pavarur (ANEL), ka kundërshtuar gjatë marrëveshjen e emrit me Maqedoninë, e cila u nënshkrua mes dy vendeve vitin e kaluar, dhe u votua me 81 vota pro nga parlamenti maqedonas, duke thënë se kjo është një tadhti kombëtare.
Dalja e Panos Kamenos nga koalicioni qeverisës çon në zgjedhje te parakohshme Greqinë.
/Tirananews.al