Pas shumë muajsh shtyrjesh, anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në kampet e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.
Në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: të jenë me origjinë nga vende të sigurta dhe burra. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme, shkruan La Repubblica, ora 13:45.
Gratë, të miturit, personat e torturuar dhe të sëmurët dërgohen në Lampeduza dhe prej këtu vendosen në pricesin e pritjes që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet nga komisionet territoriale.
