Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja mes AKR-ASPA për të rinjtë, ministrja Muzhaqi: 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare

19:20 / July 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c98b38e9 6638 4ce7 ad68 2cf363d40e28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon përmirësimin e cilësisë së formimit profesional të të rinjve pjesëmarrës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, i shpallur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët është një nismë konkrete për përgatitjen profesionale dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës. Ky edicion i X-të do të qëndrojë i hapur për aplikime për 45 ditë dhe ofron më shumë mbështetje se kurrë më parë për të rinjtë që kërkojnë një trampolinë drejt karrierës profesionale.

Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi, tha se 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën. ”600 të rinj nga 21 deri në 29 vjeç, të cilët kanë përfunduar nivelin bachelor ose master, do të kryejnë praktikën e tyre 3-mujore në 227 institucione publike të vendit duke përfituar trajnim të dedikuar nga ASPA dhe kompensim financiar për shpenzimet gjatë praktikës. 250 më të mirët do të përfitojnë një kontratë pune 1-vjeçare pranë institucionit ku do të zhvillojnë praktikën”.

Pjesëmarrësit do të angazhohen sipas fushës së tyre të studimit duke fituar eksperiencë pune të drejtpërdrejtë dhe duke marrë njohuritë e nevojshme për të qenë konkurrues në tregun e punës. Aplikimet janë të hapura deri më datë 10 gusht 2025 dhe mund të kryhen lehtësisht me CV dhe letër motivimi përmes platformës zyrtare: praktika.riniafemijet.gov.al. Në portal janë të listuara të gjitha pozicionet e disponueshme dhe kriteret e përzgjedhjes.

Përmes kësaj marrëveshjeje, 600 praktikantët e edicionit të X-të të programit do të ndjekin një kurrikul të strukturuar trajnimi të zhvilluar nga ASPA, e cila përfshin module që mbulojnë fushat më të rëndësishme të punës në administratën publike, si:

  • Aftësitë ndërpersonale në zhvillimin personal (Soft skills)
  • Aftësitë digjitale në performancë (Paketa Office & Inteligjenca Artificiale)
  • Elementët kryesorë të sjelljes organizative
  • Roli dhe rëndësia e financave publike dhe planifikimi buxhetor
  • Rregullat për hartimin e dokumenteve dhe elementët e tyre
  • Etika, konflikti i interesit dhe zbatimi i tyre në administratën publike
  • Organizimi dhe funksionimi i administratës publike
  • Legjislacioni rregullator i marrëdhënieve të punës në Republikën e Shqipërisë-Kodi i Punës

bora muzhaqi praktika profesionale rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.