Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Marrëveshja për detin, Bushati: Jemi në rrugën e duhur, kjo do zhvillojë ekonominë detare në vendin tonë

22:27 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati deti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen me detin me Greqinë duke thënë se janë në rrugë të mirë, ndërsa e cilësoi shumë të mirë marrëveshjen që u arrit vetëm para pak kohësh mes Italisë dhe Greqisë. Bushati tha se nuk ka asnjë arsye se pse Shqipëria dhe Greqia të mos arrijnë një marrëveshje të mirë dhe të ecim njësoj me fqinjët tanë. Bushati tha se aktualisht deti në Shqipëri është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Që të arrihet marrëveshja e detit duhet arritur dakordësi në tre pika kryesore, shtratin kontinental, territorin detar dhe hapësirën ekonomike.

“Mendoj se është një zhvillim i rëndësishëm dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet tona me Greqinë. Ka tre elementë në një marrëveshje të tillë, shtrati kontinental, hapësira e territorit detar dhe interesat ekonomike. Me vendin që ke përballë që në këtë rast Italia është më lehtë pasi nuk ka ,mbivendosje dhe shtrati kontinental ishte më i lehtë për Shqipërinë dhe Italinë për ta mbyllur. Sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare mund të ushtrojmë të drejtën territoriale deri në 12 milje si për Shqipërinë, Greqinë apo Italinë. Për vite kemi pasur një qëndrim të ngurtë të palës greke për vite, pas shumë diskutimeve arritëm në një pikë që marrëveshje e 2009 që ishte e padrejtë për Shqipërinë dhe më pas ri-ulja në tryezë ishte një ogur i mirë, pasi synonte korigjinim e padrejtësive dhe të shkojmë drejt një marrëveshje në interes të dy palëve. Marrëveshja duhet  të siguronte hapësirën territoriale por edhe të shtratit kontinental dhe hapësirën ekonomike. Ajo që është interesante është se askush nuk flet për Malin e Zi, që ndodhet në të njëjtin pozicion si Greqia në raport me Shqipërinë. Deti sot për sot në Shqipëri për fat të keq është i vdekur dhe duhet kjo marrëveshje për ta zhvilluar dhe për ta futur në zhvillimin ekonomik të vendit. Fqinjët tanë janë para në këtë proces dhe ne nuk kemi pse të mbetemi pas”, tha Bushati.

 

Bushati marreveshja rrugen zhvilloje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.