Përfaqësuesi i maxhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur pas arritjes së marrëveshjes me opozitën për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri u shpreh se: “Keni shumë ditë që prisni. Sot u arrit një marrëveshje. U dakordësuam për pikat që ndaheshim. Rekomandimi ka qënë që administrata të ishte e depolitizuar. PD nuk ishte gati. E rëndëishme është që kemi rregulla të gjithëpranuara. Më e rëndësishmja për mnë është që PD hoqi dorë nga kërkesat absurde. U pranua që administrimi zgjedhor nuk ka çaluar në Shqipëri. U kthyem ku duhet të ishim, tek institucionet. Ne ta pranojmë dhe ta zbatojmë këtë sistem. Nuk mund të mbahen zgjedhjet peng për teknoligjinë. Administrata ka qënë në rregull. Ne do ta linim jashtë zgjedhjeve opozitën. Ne jemi komode dhe shkojmë në zgjedhje. Çfarë është në dorën tonë, do ta çojmë deri në fund. Është moment i ri për Shqipërinë. Shpresoj që të kemi zgjedhje të lira. KËshilli Politik do të miratojë draftet dhe do të trajtojë sistemin zgjedhor dhe ligjin për referendumin dhe financimin e partive politike. Opozita dhe qeveria po dialogojnë dhe hoqi hijet. Të përgatiten nga zgjedhjet e reja. Besoj Kodi do të mbyllet brenda këtij sesioni. Do të merret një ekspert i huaj për mundësinë e një sistemi elektronik. Ai do të caktojë shkallën e shtrirjes.”
Marrëveshja për “Zgjedhoren”, Gjiknuri del nga salla i lehtësuar: Opozita do futet në zgjedhje, hoqi hijet e dyshimit
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment