Nënshkrimi i marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe, u cilësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.
Ndaj dhe sot Kuvendi i Malit të Zi do të votojë pro ose kundër shkarkimit të kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç. Mocioni i mosbesimit ndaj Abazoviç është paraqitur nga partia e presidentit Milo Gjukanoviç dhe është firmosur nga 36 deputetë.
Seanca do të nisë sot në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar qeverinë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga 81 që janë në Kuvend.
Abazoviç tha se nënshkrimi i Marrëveshjes me Kishën është mënyra për të arritur një konsensus parlamentar për çështjet e rëndësishme për integrimin në BE.