Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga protesta e opozitës ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje politike për pazare, por do të ketë marrëveshje me parime.
“Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në shit-blerje të votave”, tha Basha.