Kreshnik Osmani, thotë se ka një marrëveshje të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Mitsotakis. Kreu i “Lëvizjes Atdheu” deklaroi se Rama duke shpresuar që të shpëtojë nga Athina ka bërë një lëshim sipas të cilit kushdo që e ndjen veten grek mund të vetëshpallet pa pasur dokumente shtesë.
“Unë kam cituar median greke dhe bëj shpjegimin e saj. Kathimerini ka dhënë që Rama ka ngarkuar… Ai shkoi te ceremonia e Anastasi ku kishin kodet e tyre. Kathimerini thotë që ka një marrëveshje sepse Rama kërkon të afrohet me Greqinë, pasi mendon se do ta shpëtojë Athina. Rama mendon se do t’i vijë një rritje e kuotave nëse e tërheq Athinën nga Berisha te prehri i tij. Rama e do Berishën pasi do t’iu thotë shqiptarëve që nuk ka rivalë. Rama nuk e do në burg Berishën, ata i duhen njëri-tjetrit.
Ka një aktivitet greqizues të jugut të Shqipërisë prej vitesh. Çështja më e rrezikshme është që do të bëhet vetëdeklarimi i etnisë pa dokumente shtesë. Kjo do të thotë që çdo njeri që dëgjon Niko Vertis në stadium, nëse preket nga kultura dhe ka rënë në dashuri me një këngë dhe e ndjen veten grek, mund ta shpallë veten grek”, tha Osmani në ”A2cnn”.