Pas tre netëve me emocion, mbrëmë në finalen e madhe të “Kënga Magjike” edicioni 23, fituese e madhe u shpall Marsela Çibukaj, me këngën “I paftuar”, një krijim nga Alban Ramosaj dhe Marko Polo. Artistja me një zë të veçantë dhe me një këngë të fortë, fitoi nga votat e vetë kolegëve, të jurisë dhe të publikut. Martin Pano u vlerësua si “Artisti i ri më i mirë”. Michela Paluca, një nga yjet e rinj të festivalit, u rendit në vendin e dytë, e ndjekur nga Anxhela Peristeri. Mamagama dhe Sardi Strugaj mbyllën Top 5.
Emocionet e përlotën në skenë Marselën teksa mori çmimin, e cila nuk mbajti as lotët dhe një falënderim e pati për të gjithë ata që e mbështetën.
“Faleminderit të gjithëve. Jemi mbushur me emocione gjatë këtyre netëve, kjo është një skenë magjike. U munduam së bashku me trupën e baletit e ardhur nga Italia, së bashku me Alban Ramosajn i cili është autori i këngës, orkestrimi i Darko Dimitrov & Marko Polo, që të sillnin pak magji në këtë skenë magjike. Faleminderit të gjithëve ju që na dhuroni po aq magji dhe dashuri”, tha Marsela Çibukaj.
- Marsela Çibukaj
- Michela Paluca
- Anxhela Peristeri
- Mamagama
- Sardi Strugaj
- Xhesika Polo
- Martin Pano
- Inis Neziri
- Le Deva
- Marco Carta
- Vesa Smolica
- Irma Libohova
- Mariza Ikonomi
- Sheila Haxhiraj
- Ardit Çuni
- Lorenc Hasrama
- Alvan
- Angeles Arboleda
- Jayoo
- Jason Walker
- Andrea
- We are Domi
- Omar Naber