Komisionerja Marta Kos ka vlerësuar në Parlamentin Evropian progresin e Shqipërisë përgjatë muajve, si dhe punën e SPAK si organi që riktheu besimin tek drejtësia.
“SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, u shpreh Komisionerja, duke vlerësuar angazhimin e reformës në drejtësi.
Komisionerja për zgjerim u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se bisedimet me Shqipërinë po ecin me një shpejtësi të madhe, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë.
“Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së po ecin me një ritëm të paparë më parë, siç e dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura në muajt e fundit dhe të tjera që priten. Kjo tregon se Shqipëria është angazhuar seriozisht në procesin e zgjerimit, ndërsa BE-ja po vepron duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Ne po punojmë ngushtë me Presidencën daneze për të mbajtur ritmin. Besojmë se edhe dy grupet e mbetura do të hapen sapo të jetë e mundur”, tha Kos.
