Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht të martuar. Ylli i “The Kardashians” dhe rokeri zgjodhën ta mbanin ceremoninë e tyre në Santa Barbara, Kaliforni. Muzikanti zgjodhi një kostum klasik, tërësisht të zi ndërsa 43-vjeçarja u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër.
Ajo e zbukuroi veshjen me një çantë të vogël të zezë ndërsa rreth qafës kishte një varëse të trashë floriri. Por ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e motrave të Kourtney dhe fëmijëve të saj të cilët nuk u panë në ceremoninë e dasmës apo festën më pas.
Vlen të theksohet se kjo është dasma e tyre ligjore pasi ata planifikojnë të kenë një më të madhe së shpejti.
“Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”, thanë disa burime për gazetën ”People”.
Kardashian dhe Barker u fejuan në Tetor të vitit të kaluar në një ceremoni private.