Aktorja Sara Khan me rolin e saj si “Sadna” u kthye në një nga personazhet më të njohur për publikun shqiptar, madje edhe për ata që nuk e kanë ndjekur serialin indian “Bidaai”.
Së fundmi aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimit drastik në pamje, por edhe për jetën private.
Prej kohësh në media ishte përfolur se Sara Khan është në një lidhje me aktorin Ankit Gera dhe lajmet i ka konfirmuar vetë aktorja ditën e sotme.
Ajo ka postuar një foto me partnerin në rrjete sociale dhe ka shkruar se do të jetë përgjithmonë i saj.
Mediat indiane shkruajnë se Sara Khan në fund të këtij viti do t’i japë fund beqarisë me një dasmë përrallore me Ankit Gera.