Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Masa e sigurisë ndaj Berishës/ Gjokutaj: Ja pse SPAK nuk shkoi herën e parë për të kërkuar leje në Kuvend

21:31 / December 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka shpjeguar se pse SPAK nuk shkoi që herën e parë në Kuvend, për të kërkuar leje për masat e sigurisë ndaj kryeopozitarit. I ftuar në një emision televiziv, Gjokutaj u shpreh se SPAK e bëri me hile këtë veprim dhe nuk shkoi në Parlament qëllimisht.

“Vajtja në Kuvend e SPAK as më shumë e as më pak vërtetoi në mënyrë përfundimtare se ne kishim të drejtë në kërkimet tona, në fillim kur u caktuan masat e sigurimit detyrim paraqitje e ndalim jashtë vendit.

Nuk ka ndodhur në historinë e drejtësisë shqiptare me dy masa shtrënguese në një çështje. Dy masa shtrënguese nuk bëjnë sens, sepse këto të dyja mbivendosen në mënyrë të çuditshme mbi njëra tjetrën.

Duke ditur qëndrimin e Sali Berishës, jo sot por në kohë, qëndrimet e tij politike, unë mendoj se masa e ndalimit ‘detyrim paraqitje’ dhe ata e dinin reagimin e z. Berisha dhe u ka shërbyer, sepse ata nuk mund të vendosnin menjëherë ‘arrest në shtëpi’ dhe ishte ‘non sens’ dhe është bërë një kurth, që Sali Berisha të mos paraqitej dhe pastaj për të agravuar situatën.

Nëse ata do të bënin arrestin që në fillim, përgjegjësia do të ishte e tyre. Sot ata kanë bërë një hile. Ta fillojmë me detyrim paraqitje, Berisha nuk do të shkojë sepse ai do ta konstatonte antikushtetueshmërinë. A

ta enkas nuk kanë shkuar në Kuvend herën e parë, për të përftuar këtë qëndrim të Sali Berishës dhe herën e dytë kanë vajtur me shtrëngim mase, sepse thjeshtë dhe vetëm kanë thënë se nuk ka respektuar masën e sigurisë. Për të kaluar përgjegjësinë nga vetja tek Berisha”, tha Gjokutaj.

Genc Gjokutaj masa e sigurise Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.