Avokati Spartak Ngjela ka dhënë dy arsye që sipas tij kanë çuar në shtimin e masave të sigurisë për kreun e SPAK, Altin Dumani.
Sipas tij, ose është një dosje që mund të bënin presion qoftë dhe me jetën, ose ka tronditur rrethet e korrupsionit dhe krimit të organizuar pasi është pushteti gjyqësor shqiptar ai që tani po ndeshet me këto dy të fundit.
“Ne nuk kemi një të dhënë që ky është një akt që përfshin të gjithë SPAKU-un, kështu që do mendojmë që shërbimet kanë të dhëna të njerëzve të caktuar që mund të kenë krijuar skema për të eliminuar kreun e SPAK-ut”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.