Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Masa urgjente per prishjen e syrit te keq

21:05 / December 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uk vl 900 0 1706873437x800 0 1526315567 ujesjelles 696x393 1 913
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Thoma Gëllçi

Kur u ça tubi 1000 milimetersh i ujit në Vlorë dhe qyteti mbeti pesë ditë pa pikë uji as për të larë dhëmbët, as për të shkuar ne banje ,  qeveria reagoi me shpejtësinë që e karakterizon vetëm në raste shumë serioze: mblodhi komisionin e ekspertëve për gjetjen e fajtorit metafizik. U përmendën reshjet e pazakonta, rrëshqitjet e dherave, amortizimi i rrjetit që ishte më i vjetër se disa ministra në detyrë, u përmend si gjithmonë shprehja “ Gjithë fajin e ka Saliu”, por prapë sikur analiza nuk ishte shumë e thellë. Por pas tre orësh mbledhjeje dhe katër kafeve pa sheqer, Kryeministri e mbylli diskutimin me një fjali epokale:

– S’ka nevojë për analiza të gjata dhe as të mbytemi në një pikë uji. Është syri i keq. Vlorën e kanë marrë mësysh.”

Që nga ajo ditë, në Kryeministri u krijua një strukturë e re strategjike, me vendim të posaçëm qeverie: Drejtoria e Shikimit të Filxhanit dhe Prishjes së Mësyshit Kombëtar. Zyra e saj u vendos në katin e dytë , aty ku më parë ishte zyra e Fugës. U pajis me tre karrige druri, një mangall portativ dhe një dollap me filxhanë turke të trashëguar nga koha e monizmit.

Në përbërje të drejtorisë u emëruan tre plaka me CV të pasur shpirtërore: njëra kishte prishur mësyshin e një autobusi në Berat në vitin ’97, tjetra kishte shpëtuar një krushqi nga syri i keq në Lushnjë, ndërsa e treta ishte legjendë në Fier për aftësinë për të lexuar llumin e kafesë .

Çdo mëngjes, para mbledhjes së qeverisë, tre plakat ulen mbi dosjet e projekteve infrastrukturore, tundin filxhanët, i përmbysin me solemnitet dhe shpallin parashikimin zyrtar të ditës:

– Këtu shoh një vijë të trashë… kjo është një media kazan e xhelozuar nga suksesi qeveritar!

– Jo moj, kjo njolla si rrufe është opozita, po na hedh energji negative mbi tubat!

– Le të jetë çtë dojë! Do ta prishim me tymosje.

Pastaj ndizet mangalli, hidhet kripë, sherbelë dhe një copë qepë për çdo rast, dhe nje kollare e vjeter e kryeministrit , ndërsa një nga ndihësat  mban shënime .

Kur ndonjë tub tjetër çahet, nuk thirret më hidrauliku, por Task-Forca e Mësyshit. Tre plakat mbërrijnë me urgjencë qeveritare, bëjnë rreth tubit një rreth me shkumës, e prekin tri herë me filxhan dhe shpallin diagnozën:

– Është mësyshje e rëndë, e ardhur nga fqinjët xhelozë për sukseset . Kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Qeveria u kujdes qe bashke me tubin te sillnin nga Turqia edhe tre xhezve, me te cilat u pajis drejtoria  kunder yshtjes dhe magjive.

Tani tre plakat nuk merren më vetëm me tubat e ujit, por janë ngarkuar me një mision edhe më delikat: të yshtin Diellën, ministren AI që është në muajt e fundit të “shtatzënisë digjitale”, dhe t’i heqin mallkimin që, sipas ekspertizës shpirtërore të qeverisë, ka zënë të gjithë AKSH-in. Çdo pasdite ato rrinë rreth serverëve, u fryjnë kabllove optike si foshnjëve me dhimbje barku dhe i luten algoritmit që të lindë pa defekte, sepse nëse edhe Diella del me mësysh, rrezikon të mbetet pa ujë jo vetëm Vlora, por edhe vetë sistemi shtetëror – nga filxhani deri te databaza.

keq masa prishjen syrit urgjente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.