17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët mesazhet që provojnë shantazhin ndaj 16-vjeçares, situatë që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën tre persona dhe mbeten dy të plagosur në Klos.
Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares janë fshirë, babai i së cilës Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, plagosi Eglantin dhe Renato Hasula dhe më pas vrau veten.
Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është vendosur që nuk do të kërkohen masa sigurie për personat e përfshirë në ngjarje. Kjo pasi autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.