Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masat e BE-së për Kosovën, kryeministri Kurti: Janë të përkohshme, por shumë të padrejta

12:06 / July 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurtii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke i vlerësuar njëherësh këto masa si të padrejta. Kurti me këtë rast ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen, duke përmendur anulimin e vizitave.

“Janë paralajmëruar masa të cilat disa edhe janë zbatuar. Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, masat janë të padrejta për bindjen time. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është ajo që t’i kalojmë ato kredi e grande në vlerë prej 149 milionë euro që nuk kalojën pa 2/3 në Kuvend. Ne kemi ngujim aktual që mund ta kalojmë bashkë”, tha kreu i ekzekutivit, Albin Kurti. Po ashtu ai ka bërë të ditur se janë identifikuar 45 persona që bëjnë pjesë në dy organizatat e shpallura terroriste nga Qeveria javën e kaluar, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona. Është identifikim i saktë që ata kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë”, tha Kurti duke treguar opinioni veçse e ka parë se çfarë armatimi u konfiskua me 23 qershor.

Qytetarë serb, siç tha ai, janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. “Kemi pa numër fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste. Nëse nuk do t’i shpallinim do të bënim shkelje dhe dëm”, tha Kurti. Ai ka thënë se me BE është në kontakt në përditshëm. “Dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak. Jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

Tre janë pikat ku përmblidhen sanksionet ndaj Kosovës:

  1. Përjashtim nga takimet e nivelit të lartë. Pra ministra, zëvendësministra dhe sigurisht kryeministri Albin Kurti nuk do të ftohet më në asnjë takim të nivelit të lartë.
  2. Do të pezullohen takimet që janë pjesë e e MSA , komitete, nen komitete etj, derisa të rikthehet gjendja normale e raporteve të Kosovës me BE
  3. Tërhiqet mbështetja financiare për projektet me interes te veçantë për qeverinë.

Vendimi është marrë nga takimi i Ministrave të Jashtëm të BE-së.

Albin Kurti Kryeministri i Kosovës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.