Në tre muajt e ardhshëm, qytetarët gjermanë do të udhëtojnë për vetëm 9 euro në muaj, një masë kjo që vjen si përpjekje për të përballuar rritjen e çmimeve.
Të gjithë trenat, autobusët dhe metrotë lokale e rajonale janë të përfshirë në këtë iniciativë. Biletat e lira synojnë gjithashtu që t’i largojnë njerëzit nga automjetet.
Ministri i Transportit, Volker Wissing, ka përshkruar biletën 9 euro në muaj si mundësi të madhe.
“Është sukses pasi kemi shitur tashmë shtatë milionë bileta”, tha Wissin.