Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masat për sezonin turistik, testohet siguria në Portin e Durrësit

13:15 / April 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Portin e Durrësit u bë testimi i sgurisë, gatishmëria e Forcës së Sigurisë dhe bashkëveprimi me strukturat përkatëse ligjzbatuese.

Ky test vjen në prag të sezonit turistik dhe është Plani i Sigurisë së Portit nga Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mbarëvajtjen e çështjeve të sigurisë në anijet dhe portet e hapura të Republikës së Shqipërisë.

Demonstrimi i ushtrimit testues u ndoq nga afër nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Drejtuesit portual thanë se ushtrime të tilla testuese zhvillohen vazhdimisht dhe se të gjitha agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit. “Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligjzbatuse kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit”, u shpreh Hysni Aruçi, Drejtor i Autoritetit Shtetëror të Sigurisë Portuale.

Nga ana e saj, ministrja Balluku tha se Porti i Durrësit është një port i certifikuar që ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se siguria në pikat kufitare është një nga arsyet pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë sa më pranë kujdesit për qytetarët dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, nënvizoi Balluku.

Ushtrimi i sigurisë konsistonte në kalimin nga niveli 1 i masave të sigurisë në nivelin 2, që përfshinë masa shtesë sigurie. U inskenua situata e një çante të braktisur në sallën e imbarkimit të pasagjerëve në Terminalin e pasagjerëve të trageteve. Menjëherë u bë verifikimi i çantës nga punonjësi i shërbimit dhe më pas njoftimi nga Salla Operative e Drejtorit të FSPD, Drejtorit të APD, Drejtorit të DPD, Drejtorit të ASHS, Policisë Kufitare dhe Emigracionit, kapitenit të portit, shërbimit zjarrfikës dhe ambulancës së portit. Plani i masave vijoi më tej me evakuimin e terminalit të pasagjereve dhe bllokimin e portave. Më pas, u bë investigimi i çantës me pajisjen eksploziv dhe qen eksploziv zbulues për të kaluar më pas në skaner për t’u siguruar për përmbajtjen e saj. Personi i cili pretendon se ka lënë çantën në terminal kontrollohet fizikisht si dhe verifikohet identiteti dhe bileta e udhëtimit. Pas vlerësimit të situatës vendoset kthimi i sigurisë portuale nga niveli 2 në nivelin 1.

Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Për vitin 2018, ky port ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 440.92 pasagjerë.

Porti i Durrësit sezoni turistik siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.