Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kinezin Linagbin Chen. Ai u arrestua në korrik, në Rinas, për llogari të drejtësisë kineze, e cila e akuzon për “mashtrim me pasoja të rënda”.
Chen u la fillimisht në “arrest në burg”, masë që u zëvendësua më pas nga Gjykata e Tiranës në “arrest në shtëpi”.
Masa e dytë u ankimua nga prokuroria, që kërkoi rikthim të tij në qeli dhe vetë Chen, i cili kërkoi lehtësim të “arrestit shtëpiak” në masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”. Në Gjykatën e Apelit, prokuroria është tërhequr nga ankimi, ndërsa gjykata ka lënë të pandryshuar masën e “arrestit në shtëpi”.