Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Mashtrimi financiar si fenomen, flasin ekspertët: Skandali i mikrokredive prej tregut të parregulluar

20:40 / May 26, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mikrokredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fenomeni i mbledhjes së kredive të këqija përfundoi në mashtrim financiar dhe vjedhje të pronave për të paktën 4 mijë dosje sipas hetimeve paraprake të Prokurorisë Tiranë.

Për këtë janë dhënë 9 masa arresti për personat e përfshirë, ndërsa Banka e Shqipërisë ka pezulluar dhe marrë në administrim dy kompanitë e mikrokredive “Microcredit Albania” dhe “FINAL”. Ekspertët mendojnë se ky fenomen erdhi si pasojë e një tregu të parregulluar dhe mbikqyrjes së dobët.

“Marrëdhëniet e ndërtuara në bazë të kodit civil janë të tilla që përcaktojnë se nëse unë ju jap para borxh dhe ju nuk m’i ktheni, maksimumi që mund të bëj është t’ju dërgoj në gjyq, por familjes tuaj nuk mund t’i marr  tokën, shtëpinë, siç ka ndodhur me një numër shumë të madh që llogaritet mes 100 – 150 familjeve shqiptare”, u shpreh Zef Preçi.

“Problemi më i madh që shtrohen në rastet e huamarrjeve grabitqare tek shtresat e huamarrësve që nuk kanë arsimim dhe edukim të tyre është një thënie që thotë që në momentin që ka shumë peshq është mirë të bëhesh peshkaqen”, tha Arben Malaj.

Si e vlerësoni rolin e Bankës së Shqipërisë në këtë aspekt?

“Në këtë aspekt tre masat kryesore , e para dhe mbi të gjitha është masa efektive e interesit dhe nëse kjo rritet më shumë pra interesat sesa kreditë atëherë funksionimi i këtyre institucioneve kredidhënëse jobanka ndez një shenjë të kuqe që diçka duhet mbikëqyrur më fort që gjërat të mos përkeqësohen”, tha Malaj.

“Gjithçka fillon dhe mbaron te banka, që do të thotë se Banka e Shqipërisë se ka privilegjet e duhura, hapësirën ligjore dhe vendimmarrëse, nismat ligjore etj. për të rregulluar sistemin”, u shpreh Preçi.

Çfarë ndryshimesh të reja ligjore mendoni se nevojiten për të rregulluar këtë treg?

 “Institucionet si Banka e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi i Shqipërisë bazuar edhe në përvojën e vendeve të tjera duhet të ndërtojnë një bazë ligjore, ta përditësojmë nëse është e nevojshme në mënyrë që të minimizojmë numrin e shqiptarëve të cilët mund të bien viktima të kësaj praktike”, tha Arben Malaj.

 “Fenomeni i shitjes dhe rishitjes së kredive në një bankë tjetër dhe përcjellja e kostos shtesë të përmbarimeve të përfshira është shkelje e kontratës civile mes palëve. Kjo nuk rregullohet me vendime individuale të gjykatës. Kjo rregullohet nga Banka e shqipërisë dhe me ligj parlamenti për përfitimet e pamerituara që janë mbartur padrejtësisht mbi konsumatorin”, u shpreh Zef Preçi.

ekspertet financiar mashtrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.