Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtroi pronaret e tre bizneseve dhe i mori 16 mln lekë, vendoset në pranga 34-vjeçarja

15:13 / January 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 34-vjeçare është vendosur në pranga pasi akuzohet se ka mashtruar tre biznese në Korçë dhe përfitoi shuma të ndryshme parash.

34-vjeçarja e arrestuar është identifikuar si shtetasja Rezarta Laçka, sipas News24. Ajo akuzohet se ka shkuar në bizneset e shtetaseve me iniciale F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg të Maliqit dhe nëpërmjet mashtrimit dyshohet se ka përfituar prej tyre një shumë prej 160.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Përfitoi shuma të ndryshme parash, duke mashtruar pronaret e tre bizneseve, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

biznese Rezarta Laçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.