Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtronin qytetarët, në pranga dy kinezë

14:13 / November 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761999882xscreenshot 32 268
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Posta e Rreme”, duke goditur një grup të huaj që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve të falsifikuara të Postës Shqiptare. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit kinezë Cunfeng Fan, 51 vjeç, dhe Haike Yan, 45 vjeç, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike dhe falsifikim kompjuterik.

Hetimet e kryera nga Drejtoria e Krimit Kibernetik, nisën pas njoftimeve të shumta nga qytetarë që kishin marrë SMS mashtruese, të cilat imitonin njoftimet zyrtare të Postës Shqiptare.

Këto mesazhe përmbanin linke të rreme, që çonin në një faqe interneti identike me atë të Postës, ku përdoruesit ftoheshin të vendosnin të dhënat e tyre personale dhe bankare, të cilat më pas përdoreshin për përfitime financiare të paligjshme. Dy autorët kishin hyrë në territorin shqiptar më 27 tetor 2025, me qëllim ngritjen e këtij rrjeti mashtrues.

Gjatë kontrollit në ambientin ku qëndronin autorët, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 telefona celularë, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti, 1 patentë dhe shuma parash në valuta të ndryshme Sakaq vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale kibernetike.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj çdo mesazhi apo faqeje që kërkon të dhëna personale ose bankare, të mos klikojnë në lidhje (linke) të dyshimta që vijnë përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale dhe të mos japin kurrë të dhëna si numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare.

Në raste dyshimi, policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik. Po ashtu kërkon që çdo qytetar që ka vendosur të dhëna personale apo bankare në faqet e falsifikuara të paraqitet sa më shpejt në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik për të raportuar rastin dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.

kineze mashtrime Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.